Ka ndërruar jetë një tjetër person nga Tetova me Covid-19 informon TetovaSot.
Sipas burimeve bëhet fjalë për
69 vjeçarin që ishte pacienti i parë me virusin Korona nga Tetova.

Ai me Kovid 19 kishte patur simptome me temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje dhe ka qenë disa ditë i shtruar në Klinikën në Kozle ndërsa më parë ai kishte patur sulm në tru përcjellë TetovaSot.

Në këtë gjendje më 23 Mars ai kishte marrë thirrje se pacienti ka qenë i regjistruar dhe patjetër të kthehej në shtëpi në Tetovë.
Familja kishte insistuar që i afërmi i tij të testohet dhe nëse është pozitiv të kthehet për shërim në Klinikën Infektive në Shkup.

Por prej atje nuk kishin dhënë përgjigje pozitive dhe pacienti me veturë qe kthyer në shtëpi.

Por në shtëpi gjendja i ishte përkeqësuar dhe më pas pacienti ishte pranuar në Repartin Infektiv në Tetovë
Pastaj ka vijuar urdhëri për testim e cila ka vërtetuar se 69 vjeçari është pozitiv me virusin Korona.

Siç kanë theksuar familjarët e tij pacienti derisa ka qenë ne Kovid 19 ka qenë në tre reparte spitalore dhe në të tria ka qenë i shtruar ndërsa ka qenë edhe në shtëpi.
Ndryshe në Tetovë deri tani nga virusi Korona kanë vdekur tre persona .TS