Kështu shkatërrohet një komb!

Lufton me shekuj, kryengritje mbas kryengritje, vdesin trimat, vijnë matrapazët.

Lufton analfabetizmin, shkollon fëmijët, krijon intelektual, vin dikush shkatërron sistemin, intelektualët tjetërsohen dhe zëvendesohen me pseudointelektual me diploma boshe dhe falco, diplomaxhi.

Pastaj shkatërruesi vazhdon, nëpërmjet diplomaxhive anafalbet të xhvesh lakuriq nga atdhedashuria, feja dhe familja.
T’i merr fabrikat, paratë kesh nëpër banka, e ti vazhdon investon në dasma prepotente, teneqet e makinave dhe ne shtëpi disakatëshe…

Pastaj diplomaxhiu nëpërmjet shkatërruesit t’i lepin këpucet që t’ja japish votën, të gënjen e genjëhesh, disa herë kështu e pastaj vin shkatërruesi te shëndron në robot-votimi, ty dhe familjen, se te ka punësuar dhe për një rrogë mban në shtëpi të shkolluarit ndërsa institucionet vuajne për kuadro …

Shkatërruesit nuk i duhesh më, se të shkatërroi dhe të vjen në  oborr, në shtëpi e diplomaxhiu me robot-votuesit i japin mirënjohje shkatërruesit e ai vazhdon tallet dhe shkatërron me buzeqeshjen cinike.

Të plasish prej inati, i them vetes, plas gjith ditën e gjith natën…

Por fundi afrohet, afrohet, ngadal dhe me veshtirësi, por afrohet… Dielli do të lind përsëri e shkatërruesi dhe diplomaxhitë do të dënohen, si dje ne Kërçovë. Ky dënim do jetë shumë i madh, ju thash hija e gyrbetçareve është e madhe, në letër mund edhe t’i fshish, po ato jane aty midis nesh, ku edhe e kanë vendin. Dënimi do jetë i fuqishëm edhe për nençmimin në Shipkovicë, si për cinizmin dhe dyftyrësine e shkatërruesit dhe për nënshtrimin ameboid të diplomaxhive.

Ne jemi në rrugë të drejtë.
Zoti i bekoftë shqiptarët!

‪‎Bekim Tateshi