Ish -Ministrja në Qeverinë e Republikës së Serbisë Bratislava Buba -Morina ka vdekur në Nish në moshën 76-vjeçare. Morina është e veja e Rrahman Morinës politikanit kosovar që ishte bashkëpunëtor i Slobodan Millosheviqit në fund të viteve 80-të kur Kosovës po i hiqej autonomia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dërguar një telegram ngushëllimi për vdekjen e Bratislava Buba Morina.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Bratislavës Buba Morina, një grua që pjesën më të madhe të angazhimit të saj politik ia kushtoi kujdesit ndaj mërgimtarëve dhe refugjatëve nga zonat e luftës së ish-Jugosllavisë, duke marrë mbi vete një pjesë të madhe të detyrimet për qindra mijëra njerëz dhe familje që gjetën shpëtimin në vendin tonë. Do ta kujtojmë si një luftëtare dhe humanitare të madhe e të palodhur. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e punës së saj. U preftë në paqe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Vuçiq.