Lajm mortor

Lexues të nderuar ju informoj se si rezultat i lakmisë së ish politikanëve për para dhe për pasuri para tre dekadave dalngadal është sëmurë politika. Gjendja e saj e keqe shendetsore prej atëher nuk u përmirsua kurrë prandaj politika ishte e detyruar që të vdes. Zemra e politikës pushoi së rrahuri dekadën e fundit si rezultat i stërteprimit të sic thashë më lartë të lakmisë për para dhe për pasuri të ish politikanëve të cilët tani janë shëndrruar në biznismen dhe në tregtarë.
Dhe prej kësaj qe u tha më lart del se vrasës të politikës janë vete femijët e saj apo politikanët. A e keni vërejtur lexues të nderuar se si ja një kohe të gjatë askush më prej atyre që duheshte të merreshin dhe duhet të merren edhe tani me politikë pra asnjëri me prej tyre nuk u morr dhe nuk po merret më me të por të gjithë të ashtuquajturit politikan po merren me të gjitha llojet dhe format e bizneseve dhe manipulimeve vetëm e vetëm për të bërë sa më shumë para dhe pasuri por këta asesi nuk po bëjnë politikë. Dhe këta të ashtuquajtur politikan në të gjitha rastet dhe format e mundshme mundohen që ti bindin qytetarët se u lodhën duke u marrë me politikë. Por nëse i shihni apo dhe nëse i analizoni veprimet dhe aktet e tyre asnjëri prej tyre nuk e mban vulën e akteve dhe veprimeve politike. Sjellja e tyre pra në ambientin shoqëror është kryekëput jo politike apo në shkallë të fundit është kryekëput edhe antipolitike. Ti shpallësh luftë dikuj dhe diqkaje me jetë e ti ja marrish të njëjtës jetën sic është rasti me politikën dhe të thuash qe po i ndihmon të njëjtës që të mbetet në jetë kjo është jo vetëmse dyftyrësi por e njëjta gjë është shumftyrësi. Pra e tille eshte casja e ish politikanëve ndaj politikës pra këta ja kanë nxjerr shpirtin asaj dhe është fakt i pamohueshëmdhe real se të njëjtët e kanë mbytur politikën.Këta këtë e kane bërë duke e ngulfatur të njëjtën dhe tërë kohës thonë se ajo është gjallë, dhe se fal tyre ajo po rritet dhe po zhvillohet. Kjo I ngjanë asaj situatës kur njerezit bien në koma apo në gjendje- pavetedije dhe mjekët për ta mbajtur në jetë atë e vënë në aparate që mundësojnë jetë artificialisht. Kështu e kane vendosur edhe politikën ish politikanët ne aparate për frymarrje artificiale dhe saher kur të njëjtët duan që ti arsyetojnë veprimet dhe aktet e tyre të bërjes së biznesit dhe tregtisë të njejtët thonë ne jemi duke u marrë me politikë. Por lexues te nderuar mos u besoni këtyre sepse politika në të shumtën e shteteve të botës ka kohë që tanimë ka ndrruar jetë apo ka ndryshuar formë dhe trajtë. Varrimi i politikës nuk u bë kurrë por të njëjtën politikanët e ngjallin artificialisht në periudha të caktuara kohore shumë shkurtë artificialishtë kjo ndodhë më shpesh kur mbahen zgjedhjet. Kështu politika një kohë të shkurtër lëviz andej këndej dhe pas përfundimit të zgjedhjeve atë e kthejnë sërish arkivol dhe sërish e kthejnë në varr. Pra lexues të nderuar vetëdijsohuni se politika është me të vërtetë e vrarë dhe vendin e saj e ka zënë biznesi dhe tregëtia. Prandaj politika me të vërtetë ka vdekur për këtë arsye ngushllime mos u mërzitni Rroftë biznesi dhe tregtia.

Shkruan:Ejup Berisha