Ish kryetari dhe deputeti i Partisë për Prosperitet Demokratik – PPD, Abduladi Vejseli ka dhënë vlerësimin e tij për funksionimi dhe krijimin e politikave nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në vigjilje të 20 vjetorit të themelimit.

Vejseli është shprehur që meqenëse BDI çdoherë i ka fituar zgjedhjet, atëherë sigurisht ka qenë në rrugë të mbarë dhe ka pasur përkrahje nga populli shqiptar.

“Bashkimi Demokratik për Integrim ka dhënë rezulultate politike në shtitin tonë, sigurisht duke avancuar çështjet dhe duke promovuar dhe aprovuar të gjitha ato kërkesa që i kanë pasur shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të gjitha lëmitë e jetës.

Meqenëse BDI çdoherë i ka fituar zgjedhjet, atëherë sigurisht ka qenë në rrugë të mbarë dhe ka pasur përkrahje nga populli shqiptar. Mendoj që nëse vazhdon dhe trason programën dhe platformën që i ka të shkruara, me siguri do të vazhdon të ketë përkrahje të mëtejme nga shqiptarët e Republikës së Maqedonisë”, deklaron Vejseli.