Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Plazhin e Velipojës në Shkodër.

Një turist, 76-vjeçar është mbytur teksa lahej në plazhin e Velipojës. Sipas hetimeve paraprake mësohet se shtetasi M. Gj. nga Gjakova ka pësuar infrakt teksa ishte brenda në det.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, fatkeqësisht 76-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik, në plazhin e Velipojës.