Tërmeti i fundit që dridhi Shqipërin na shkundi nga supet pluhurin e egos dhe gllabërimit të gjithçkaje, na bëri të harojm të gjitha apetitet dhe dëshirat e ksaj lakmie jetese.
Tërmeti vërtet na shkundi shpirtin dhe zemrat, por na vetëdijsoi dhe na bashkoi për jetë e mot.
Si kurë më parë ishim në një vend, me një dhimbje Gegë e Toskë, të djathtë e të majtë brenda e jashtë mëmedheut.
Mbase kjo ma kujtoj edhe atë thënien “mbahu nënë e mos ke frigë”…
Por për ironi të fatit dhe për fatkeqësinë tonë politika ishte më shumë për vete sesa për të dëmtuarit.
Kjo dhimbje që ktheu në zi nëntorin e festave tona bëri jehonë kudo, gjithandej ku reh zemra shqiptare.
Fatmirsisht dhe përzemërsisht me një urgjenc të paparë populli shqiptarë mori fatin në duart e veta.
Mrekullia në këtë rastë tronditës ishte solidariteti dhe humanizmi vëllazëror, që ngritën “institucionin” e zemrës për një çastë, çaste dhe momente që me shpresë do t’ju shërbejn qeveritarëve për model dhe të kuptojn përfundimisht se këti populli solidar duhet t’ju sigorojn rehati dhe qetësi, mjaft u grindën njëri me tjetrin, këti populli që vetëm sjell e asgjë nuk mer.
Por a kishin liderët tanë ndjenja dhe a kishin në llogaritë e tyre ofshore mjete për t’ua zbutur dhimbjen atyre që tërmeti u’a këputi shpirtin e u’a mori më të dashurit, mbase dikujtë ju shuajt edhe oxhaku…
Jo ata nuk lëvizën dorën nga xhepi sepse qëllimi i tyre është kush me kënd do takohet e me dal në foto dhe kush më parë do publikoj lajmin.
Sa keq që janë të tillë!
Ore, po si aritët deri në atë masë saqë të themi “Më mirë të mos jeni” mbase të vetëm shumë më lehtë do t’ja dilnim dhe do t’i bënim punët më mirë.
Zot na fal neve, Zot fale shqiptarin..!

Mr.Metali Alili