Jetulla Qerimi nga Opaja, vëlla i Rexhail Qerimit i cili është i dënuar me burg të përjetshëm, konfirmon se fshati i tyre mbrëmë ka penguar një tubim të BDI-së. Qerimi madje akuzon se BDI ka dashur të prvokojë fshatin.

“Ata kishin caktu një mbledhje në fshatin tonë. Deshën të vijnë në Opajë të bëjnë incidente dhe të na provokojnë sepse e panë që familja jonë bashkë me familjarët e komandant Shqiponjës ishim në ballë të protestës për ta penguar tubimin që e mbajtën në Çerkez të Kumanovës. Mu bashkëngjitën bashkfshatarët e mi që të mos e lejojmë ardhjen e zyrtarëve të BDI-së. Ata nuk janë të mirëseardhur deri nuk zbardhet rasti i Rexhailit. Nuk kërkojmë nga Ali Ahmeti mëshirë, por kërkojmë vetëm drejtësi”, deklaroi Qerimi për Gazetën Lajm, duke theksuar se shkak për mospranimin e BDI-së është dënimi me burg të përjetshëm i vëllait të tij, Rexhail Qerimi. Familjarët e tij janë të bindur se Rexhaili ëhstë i dënuar pa faj dhe pa dëshmi, kurse më së tepërmi janë të revoltuar për shkak se thonë që BDI vazhdimisht është duke i gënjyer.

“Tetë vite rregullisht po më gënjejnë dhe po më mashtrojnë. Një shleper ua kam dërguar me argumente edhe dokumente për pafajësinë e vëllaut tim, Rexhailit. Vazhdimisht takohem me ministra të BDI-së dhevazhdimisht më gënjejnë. Prit edhe tre muaj, prit edhe gjashtë muaj dhe asgjë nuk po bëjnë për lirimin e Rexhailit.

Njerëz që kanë krime po i lirojnë, kurse këta që nuk kanë faj po qëndrojnë në burg”, thekson Jetulla Qerimi në deklaratën e tij për Gazetën “Lajm”.

 

Gazeta Lajm të mërkurën në mbrëmje e para njoftoi se fshati Opajë ka penguar tubimin e BDI-së në këtë fshat. Burimet e gazetës Lajm thanë se është dashur të marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI e demantoi këtë informacion, kurse Qerimi thotë se edhe në fshat është folur se do të vijë Ahmeti.

“Nuk e di saktë se kush është dashur të vijë prej BDI-së, na thanë se do vijë edhe Ali Ahmeti. Sidoqoftë ne u treguam se nuk janë të mirëseardhur dhe takimi u anulua.

Edhe nëse vjen parti tjetër në pushtet, lufta për lirinë e Rexhailit do të vazhdojë”, thekson Jetulla Qerimi.

Ai shton se posedon plot dëshmi për pafajësinë e Rexhailit dhe është i gatshëm në çdo moment të debatojë me ministrat e BDI-së. aktivitetin e BDI-së në Opajë thotë se kanë arritur ta anulojnë edhe falë përkrahjes nga bashkëfshatarët, për të cilët thotë se e dinë që Rexhaili nuk ëhstë fajtor, sepse edhe vetë janë dëshmitarë se ai ka qenë në fshat, në kohën kur ka ndodhur incidenti për të cilin është dënuar. “Për këtë arsye na përkrahin. Rexhaili dhe të tjerët në këtë ënda janë të montuar”, ëhstë kategorik Qerimi.