Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka publikuar të dhëna lidhur me përfshirjen e vëllait të kryeministrit Zoran Zaev në një biznes të dyshimtë. Sipas Mickoskit, kompania e Vice Zaev, vëllait të kryeministrit është angazhuar si realizuese për kryerjen e punimeve ndërtimore në kombinatin miniero- elekroenergjetik “KME Manastiri” (REK Bitola). Kreu i VMRO-DPMNE ka kërkuar që në këtë rast të përfshihet Prokuroria Publike, e cila duhet të hetojë se a është e skatë se kompania që është e afërt me pushtetin “SV Invest” a është e angazhuar si realizues i punimeve.
Por ajo që shihet në fotot e publikuara, Mickoski ka thënë se kamionët që bartin minerale nga kombinati nuk janë të kompanisë “SV Invest”, por të kompanisë DGI Total Ingenering Strumica, me pronar Vice Zaev, vëllai i kryeministrit Zoran Zev. Ai ka kërkuar që të hetohet se përse dhe si janë përfshirë këto kamionë, sa kanë përfituar nga tenderi i ndarë dhe cili është implikimi i tyre në këtë biznes. Sipas tij, shteti po zhytet në korrupsion dhe kriminalitet dhe se kjo siç tha Mickoski është jeta e promovuar nga Zaevi. (INA)