Vëllazërimi i Ejup Alimit dhe Artan Grubit me deputetët maqedonas vazhdon pavarsisht nëse ata janë LSDM apo VMRO, pasi që e rëndësishme për këta dy deputetë është vetëm të dëmtojnë shqiptarët e në rastin konkret Lëvizjen Besa.

Sot në një tentim klandestin kordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi i mbështetur nga anëtari tjetër i komisionit për emërim dhe mandate në Artan Grubi dëshironin eliminimin e Lëvizjes Besa nga ky komision i rëndësishëm parlamentar duke propozuar në rend dite shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli si anëtar i komisionit përkatës. Por, një tentim i tillë u bllokua nga deputeti Zendeli i cili në shenjë revolte lëshoj mbledhjen e komisionit me ç’rast pamundësoi vazhdimin e punës të këtij komisioni.

Edhe përkundër faktit se Lëvizja Besa është treguar korrekte dhe konstruktive në gjitha trupat e kuvendit dhe i ka siguruar edhe kuorumin edhe shumicën në raste të caktuara LSDM-së dhe BDI-së në komisionin për emërime dhe mandate si duket BDI-së i pengon ky fakt dhe përmes deputetëve të saj Ejup Alimi dhe Artan Grubi mundohen që të eliminojnë peshën politike të Lëvijes Besa.

Përndryshe Ejup Alimi njihet në opinion edhe si person për të cilin Prokuroria Speciale ka hapur hetim për falsifikim zgjedhor dhe i njejti nuk mund të ketë kredibilitet për të marrë vendime të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e kuvendit të Maqedonisë. Nga ana tjetër Artan Grubi tashmë njihet në opinion si personi i cili ofron energji negatove dhe në çdo hap tenton që më shumë të koordinojë politikat me partitë maqedonase se me ato shqiptare.