Biznismeni i njohur Nino Rushiti dhe vëllau i tij Diplomat Lummy kanë filluar strategji mbarëkombëtare që të lirohet Abdyl Jakupi nga burgu i Shkupit.

Deri më tani ata kanë realizuar takime me senator amerikanë, diplomatë si dhe politkanë shqiptarë në të gjitha trojet, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Pas bisedës që e patëm me Abdylin, ai na njoftoi se pa arsye keqtrajtohet në burgun e Shkupit. Burgjet e Maqedonisë janë të mbushura me shqiptarë të pafajshëm të cilët përjetojnë procese të montuara, tortura, vrasje etj. Abdyli kalbet 13 vjet në burgun e Shkupit për aktakuzë gjojase ka rrëmbyer civilë. Ai është krejtësisht i harruar nga partitë politike shqiptare. Bëjmë apel serioz tek lidershipi shqiptar që të marrin përgjegjësi serioze në mbrojtjen dhe lirimin e shqiptarëve nga burgjet e Maqedonisë,” shprehen vëllezërit Rushiti.

Diplomat Lummy gjithashtu ka intervenuar edhe tek Joe DioGuardi, Faton Bislimi, Ziadin Sela, Remzi Mehmedi, mediat, OJQ-të dhe Senatorë Amerikan. (INA)

image