Tatuazhet në gishta janë bërë tejet të popullarizuara, e kjo mund të jetë edhe inspirim i dizajnit “Shhh” të Rihannas dhe inspirimeve tjera të pafundme që mund t’i gjeni në Instagram.

Por nëse jeni duke planifikuar të bëni tatuazh në gisht, është e rëndësishme të dini se është kruciale ta keni dizajnin e duhur, përndryshe tatuazhi mund të hiqet brenda disa viteve.

Artistët e tatuazheve rekomandojnë të bëni dizajne të thjeshta në gishta, sepse vetëm në këtë mënyrë ato do të jenë të lexueshme me moshën.

Për shkak të densitetit të lëkurës në gishta, ngjyra e tatuazhit me kohën fillojë të ndërrojë dhe pas disa viteve edhe mund të bëhet e palexueshme.