Shumë shkolla fillore dhe të mesme akoma pa përgjigje zyrtare se në çfarë forme do të nisin vitin shkollor, me prezencë fizike ose me mësim nga distanca. Në pritje të një përgjigje nga Qeveria, shkollat tashmë kanë kryer përgatitje e fundit duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojte nga Covid 19. Në shkollën fillore “Andrea Saveski Kikish” në Tetovë, akoma shpresojnë që Qeveria do të lejoj mësimi të nis me prezencë fizike, duke pas parasysh që shkolla në fjalë numëron pak nxënës.

“Numër më të madh të nxënësve kemi në klasën e tetë, dhe atë 17 nxënës. Në klasat tjera kemi 10 ose 11 nxënës në një klasë. Deri në këto momente nuk kemi leje për prezencë fizike pavarësisht se vlerësojmë se kemi hapësirë të mjaftueshme për të plotësuar të gjitha kushtet. Edhe, sipas numrit të nxënësve mund të fillojmë me mësim”, deklaroi Dostana Bigoevska Sarxhoska, pedagoge ne Shkollën Fillore “Andrea Saveski Kikish”, Tetovë.

Nga kjo Shkollë insistojnë për prezencë fizike për shkak se në të mësimin e ndjekin edhe nxënës me aftësi të kufizuara.

Prindërit e tyre kërkojnë dhe angazhohen që fëmijët e tyre të fillojnë me prezencë fizike. Sipas aftësive të kufizuara që kanë është e pamundur që ata fëmijë të ndjekin mësimin online. Ata nuk kanë mundësi që vet ta zbatojnë Platformën Kombëtare. Shkolla jonë posedon teknologjia asisitive, prandaj dëshirojmë që ata fëmijë ta ndjekin mësimin me prezencë fizike”, tha Dostana Bigoevska Sarxhoska, pedagoge ne sh.f “Andrea Saveski Kikish”, Tetovë.

Ministrja Carovska tha se për rastet e tilla vendosin ekspertët shëndetësor dhe jo secili veçmas.

“Si ministre e Arsimit nuk e mar të drejtën ti komentoj aspektet shëndetësore. Nëse ka mbi 50 nxënës në një objekt kanë problem të miratojnë vendim pozitiv sepse rreziku për disa herë është më I lartë. Punonjësit shëndetëso nëse thonë jo, ata nuk thonë me qëllim që shkollat të mbeten të mbyllura ose të diskriminojnë por presin dhe besojnë se atje mund të krijohet rrezik shtesë që do të rrezikoj jo vetëm shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve por do të rrezikoj gjithë shëndetin e banorëve. Prandaj, unë e respektoj dhe qëndroj pas vendimeve që ata I rekomandojmë”, u shpreh Milla Carovska, ministre e Arsimit.

Leje për ndjekje të mësimit me prani fizike Ministria e Arsimit deri tani i ka dhënë 500 Shkollave Fillore dhe të Mesme, ndërsa për po shqyrtohen edhe aplikime të Shkollave tjera.