Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka ndarë sot 18 vendime pune për punonjëset e Kopshtit për fëmijë “Fidani”.

Postimi i plotë:

Sot ua ndamë vendimet e punës 18 punonjëseve të Kopshtin për fëmijë “Fidani”.
Kjo dëshmon që kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi krah nevojave të edukatorëve dhe personelit teknik të kopshteve, krah prindërve dhe femijëve.
Kur kemi kuadër që ndjek trendin bashkëkohor të reformimit të edukimit nga mosha më e re pra nga vegjëlia, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi vizioni ynë për të nesërmen është i qartë.