Vendosja e filtrave në Kombinatin Jugohrom po mbahet në fshehtësi. Edhe përkundër tentimeve të ALSAT-m që të marrë më shumë informata rreth rrjedhës së procesit të vendosjes së filtrave, udhëheqësia e këtij kombinati parapëlqen të heshtë.

“Dyshimet shtohen edhe më tepër meqë ditëve të fundit, nuk përgjigjen as në telefonatë drejtuesit e Jugohromit, dhe nuk pranojnë as me shkrim që të japin informata mbi atë nëse po punohet ose jo me vendosjen e filtrave pas nënshkrimit të kontratës me firmën e cila duhej të bëj konstruksionin”.

Ndërkohë kreu i Sindikatës së punëtorëve të Jgohromit Bajram Amiti, shprehet optimist dhe shfaq shpresën se në muajin mars Kombinati mund të filloj sërish me punë

Shkojnë punët mirë, pagesën e parë atë 25 për qindëshin e shumës që është kontraktu është bë,  pagesa në FAKOM, ata kanë filluar me punë dhe punojnë intensivisht, kështu që nga fundi i Shkurtit pritet edhe në vend të vinë të fillojnë montimin e elementeve. Ne e dimë se me nënshkrimin që e bëmë të një memorandumi më herrët thuhet që duhet të kryhet sistemi i filtrimit dhe pastaj të fillojmë me punë, mirëpo, ne nuk do presim deri në atë kohë sepse veç më kemi lëvizje pozitive me vendosjen e filtrave – tha Bajram Amiti. Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Nga ana tjetër banorët e Jegunovcit shprehen decid, se fillimi me punë i Kombinatit është i një rëndësie të veçantë për të gjithë të punësuarit, megjithatë një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë pa vendosjen e filtrave.

 “Thonë që do hapet po nuk dihet, mirë është të hapet nëse do ndodh, por filtrat patjetër duhet të vendosen dhe të fillojë të punojë”.

 “Nuk punon fabrika, lëvizje ka shumë rrallë, më parë shiheshin maunet që lëviznin tash jo. Në ajër nuk ka ndonjë ndryshim njëjtë është, por filtrat si filtra duhet të vendosen patjetër “.

 “Jugohromi  përfundimisht s`ka asgjë, nuk punojnë. Kishte do sinjale kur na vizitoi Zoran Zaev na tha që në Maj do fillojë por a do vendosin filtrat apo jo ose çka bëjnë, askush asgjë nuk tregon”.

Jugohromi, ndaloi së punuari në nëntor të vitit 2016./Alsat-M/