Hulumtuesit nga Instituti Nacional për Gjeofizikë dhe Vullkanologji në Itali, kanë ardhur në përfundim se Venediku mund të zhduket brenda 100 vitesh, nëse vazhdon kjo rritje e nivelit të detit.

Së bashku me Qytetin Lundrues, mund të zhduket edhe një pjesë e bregdetit të Adriatikut, falë ngrohjes së vazhdueshme globale, transmeton Telegrafi.

Vërshim që ka ndodhur gjatë vitit 2008

Sipas ekspertëve nga Italia dhe Franca, niveli i Mediteranit mund të rritet deri në 150 centimetra, që e bën të pamundur mbijetesën e disa vendeve.

Për të hulumtuar rritjen e nivelit të detit, ekspertët janë bazuar në objektet e vendosura në bregdetin e Mediteranit gjatë mijëvjeçarit të fundit.

Shërbimi i transportit në qytetin e përmbytur nga uji

“Mbetjet e ndryshme në brigje, tregojnë se ku ka qenë sipërfaqja e detit që i ka vendosur në atë vend”, thuhet në hulumtim.

 “Gurët e ndryshëm, apo edhe mjete për shtypjen e ullinjve apo thyerjen e farërave, janë objektet që tregojnë se deri ku vinte niveli i detit. Çuditërisht në mileniumin e fundit, është rritur për vetëm 30 centimetra.”

Shkencëtarët e kanë llogaritur rritjen gjatë viteve, si dhe shkrirjen e shpejtë të akullnajave, për të dalë me rezultatin se deri më 2100, Venediku më nuk do të ekzistojë.

Turistë nga mbarë bota, kanë dëshirë ta vizitojnë këtë vend

Bashkë me qytetin e piktoresk, pritet të fundosen edhe Lazio, Tuscany, brigjet e lumit Po, Fondisele dhe Volturno, si dhe bregdetet e Catania, Cagliari dhe Oristano.

Ndryshe, qyteti me 270 banorë vërshehet për çdo ditë, mirëpo kjo e ka bërë atraksion turistik që pëlqehet shumë nga turistët.