Neokirurgu Venko Filipçe, i cili për momentin është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, konfirmuan për AIM burime qeveritare, përcjell Fol.

Me këtë, pas pushimit dymujor, do të plotësohet vendi i zbrazët pas tërheqjes së Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët. Taravari e braktisi funksionin për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, në të cilat u zgjodh kryetar i Komunës së Gostivarit.

Pritet që qeveria ta dorëzojë propozimin deri te kuvendi së bashku me propozimet për vendet e tjera të zbrazëta për ministër pa resor dhe zv.ministrin e Arsimit dhe Shkencës. /Fol/