Verbëria mund të shkaktohet nga ushqimi i pashëndetshëm

Ushqimi i pashëndetshëm e ka verbëruar një pacient, sipas një rasti të raportuar në “Annals of Internal Medicine”.

Sipas autorëve, nevropatia optike nutricionale duhet të konsiderohet te çdo person me simptoma të pashpjeguara të shikimit dhe dietës së dobët, pavarësisht indeksit të masës trupore (BMI-së).

Rreziqet e shëndetit të dobët kardiovaskular, mbipeshës dhe kancerit që ndërlidhen me konsumimin e ushqimit të pashëndetshëm veçse dihen, por nutricioni i dobët mund ta dëmtojë përherë edhe sistemin nervor – në veçanti shikimin.

Nevropatia optike nutricionale është disfunksion i nervit optik që zakonisht shkaktohet nga absorbimi i keq i materialeve ushqimore nga zorra e vogël, nga drogat ose nga ushqimi i pashëndetshëm kombinuar me konsumim të alkoolit apo pirje të duhanit.

Kjo sëmundje është e rrallë në shtetet e zhvilluara dhe ka potencial të shërohet nëse diagnostikohet herët.

Megjithatë, nëse lihet pa u trajtuar, mund të shpie në verbëri të përjetshme.

SHPËRNDAJE