Në Krushevë një grup qytetarësh vërshëllen delegacionin qeveritar duke brohoritur ‘Asnjëherë e veriut, vetëm Maqedoni”.

“Ky është vend për heronj, dhe jo për tradhtarë”, ishte një nga thirrjet e kësaj grupe të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Krushevë të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Në Meçkin Kamen fjalim mbajti edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, i cili zëvendëson kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin i cili ndodhet në klinikë.

Videon e vërshëllimit të delegacionit mund ta shihni këtu.