Pas publikimit të përgjimeve nga ana e El Cheka-s, ku protagonistë të këtyre bisedave ishin Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, e ku ndër të tjera nuk kursehen nga  sharjet dhe fyerjet ndaj personaliteteve të ndryshme jo vetëm të BDI-së, por edhe të personaliteteve tjera të jetës publike në Maqedoni.

Ndaj përgjimit të fundit ku u fyen shumë rëndë tetovarët dhe ish deputeti Izet Zeqiri, me fjalë tepër të ulëta ka reaguar ky i fundit nëpërmjet një statusi në profilin e tij në fejsbuk.

Ja se çfar shkruan profesori Izet Zeqiri:

Të dashur miq!
Unë Izet Zeqiri jam mësuar me zullum gjatë gjithë jetës edhe sot e kësaj dite, sepse njeriut, punëtor, energjik, dinamik, të ndershëm, të suksesshëm dhe të pa korruptuar, vazhdimisht ia kurdisin zullumin në të gjitha anët. Zullumin personal e pranoj si sfidë, por çdo herë kur përmendet zullumi në familje, jo vetëm ajo gjakut, po për atë të madhe, tek unë ndryshon ritmi i rrahjeve të zemrës në kraharor. Edhe atë kohë kam qenë i vetëdijshëm dhe i pa luhatshëm por duke besuar se familja është sikur degët në një dru, ne të gjithë rritemi në drejtime të ndryshme megjithatë rrënjët qëndrojnë si një.
Vërtet unë hyra në politikë bashkë me patriotin e shqiptarëve Rufi Osmanin dhe e “MORA ME ZEMËR” PUNËN E DEPUTETIT, siç thotë Musa, por mua nuk më lodhën dhe më penguan këta që më përgojojnë dhe më thuan gjithçka, por më PENGOI populli im i dashur që më vlerësoi vetëm më 2000 vota në Tetovë, jo se unë nuk isha i denjë për punën që konkurroja, por shumica udhëhiqeshin nga logjika e zullumit dhe interesit.
Vërtetë unë profesori i Xhepçishtit “JAM TEK MENDE” sepse unë nuk jam i thyeshëm dhe lakmitar i pushtetit dhe të mirave të tij, UNË dhashë dorëheqje pas 18 muajve si deputet në kohën ku tre herë u shpalla zyrtarisht deputet me aktiv në parlament, sepse këtë ma kërkoi populli im i dashur me votën e lirë dhe ma kërkoi ndërgjegjja ime dhe familjes time që ju ma përgojoni.