Ashtu siç doli në opinion para disa ditësh, dje në një mbledhje të partisë së tij Vesel Memedi ka konfirmuar kualicionin me Nevzat Bejën për raundin e dytë.
Pika që e konfirmon këtë është pika 3 e konstatimeve.

RDK është pjesë e koalicionit qeveritar LSDM, BDI, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), si dhe LR-PDSH, dhe këtij koalicioni qeveritar i qëndron pas fuqishëm deri në fund edhe në këto zgjedhje lokale ne raund te dytë, pavarsisht faktit se njëri nga partnerët e këtij koalicioni LR-PDSH, ka vendos të bëj një koalicion tjetër, të katërtin me radhë, ende pa u shkurorrëzuar nga koalicioni paraprak.

Mësohet se ka pasur debate dhe kundërshtime të ashpra nga shumica për kualicionimin me Nevzat Bejtën.
Nga ana tjetër shihet se shumica e aktivistëve dhe Forumi Rinor i RDK-së kanë kaluar në rradhët e Arben Taravarit dhe vazhdojnë betejën kundër Nevzat Bejtës.