Deputeti Vesel Memedi në konferencë ndër-parlamentare me temë: BE dhe partnerët – Pranimi i diverisiteteve për një komunitet më të fortë”

Zv. Kryetari i Komisionit për çështje europiane i Kuvendit të RM-së, z. Vesel Memedi, merr pjesë në konferencën me temë: BE dhe partenrët – Pranimi i diverisiteteve për një komunitet më të fortë”, e cila mbahet prej 3 deri në 6 dhjetor 2017, në Tbilisi, Republika e Gjeorgjisë.

Në konferencë marrin pjesë një numër i madh i euro-deputetëve dhe anëtar të komisioneve të ndryshme në kuadër të parlamentit Europian, ministra dhe përfaqësues të Malit të Zi, Rumunisë, Ukrainës, Spanjës, Estoni, Turqi, dhe vendeve të tjera, profesor universitar, ekspert, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe mediume.

Në këtë konferencë fjalim mbajti edhe zv. kryetari i Komisionit për çështje europiane në Kuvendin e RM-së. z. Vesel Memedi me çka theksoi BE dhe shtetet aspirante ballafaqohen me sfidën më të rëndë që ndonjëherë kanë patur dhe ajo është ballafaqimi me propagandën antiperëndimore. Tejkalimi i kësaj sfide varet kryekëput nga angazhimi konkret i secilit shtet të pastroj oborin e vet duke zbuluar të vërtetën rreth së kaluarës të çdo shteti individualisht, dhe jo të hudhet faji te ndonjë armik imagjinar. Deputeti Memedi potencoi se procesi i zgjërimit të BE-së nuk ka përfunduar, dhe se Maqedonia dhe vendet e Ballkanit perëndimor kanë nevojë për mbështetje në proceset integruese euro-atlantike.

Konferenca ndërparlamentare është e organizuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Gjeorgjisë, me iniciativë të Komisionit për çështje europiane të Kuvendit të Gjeorgjisë, e mbështetur nga BE dhe UNDP.