Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, e ka mirëpritur rezultatin zgjedhor që kanë shënuar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Veseli tha se ky është një sukses historik pë shqiptarët.

“Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar”.

Kreu i PDK-së po ashtu e ka uruar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin, për suksesin e treguar.

“Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre. Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike”.