Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, me rastin e festave të Vitit të Ri sot do ta vizitojë Pikën për të pastrehët të Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe do t’u ndajë dhuratat me veshje të ngrohta 50 shfrytëzuesve të pikës.

Pika për të pastrehë e Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit, e cila funksionon tashmë tetë vjet, ofron më shumë shërbime për personat të cilët nuk kanë shtëpi të tyre dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të riintegrohen në shoqëri.

Pika është e mbështetur financiarisht nga Qyteti i Shkupit dhe shumë kompani dhe qytetarë. Për shkak të valës së ftohtë, prej nesër pika do të jetë e hapur 24 orë.