Barcelona është në mes të një kapitulli, ku mund të quhet si më i trazuari në histori të saj dhe atë në të gjitha frontet, si në nivel sportiv, ashtu edhe në nivel klubi.

Lionel Messi ka vazhduar të bëjë komente dhe sulme në drejtim të bordit, ndërsa ka një votë mosbesimi dhe shumë polemika drejt presidentit Josep Maria Bartomeu.

Burimi kryesor i kësaj paqëndrueshmërie përqendrohet rreth sagës së Leo Messit që kërkoi largimin këtë verë.

Vetëm një muaj më parë argjentinasi dërgoi një burofax duke njoftuar qëllimin e tij për të lënë klubin, dhe megjithëse ai ka thënë se do të qëndrojë, ndjenjat e tij nuk kanë ndryshuar dhe nuk ka paqe mes kapitenit dhe presidentit Bartomeu.

Kjo u pa edhe në fjalët e yllit argjentinas kushtuar Luis Suarezit që i dha lamtumirën klubit.

Bartomeu e Messi (Foto: fcbarcelona.com)

“Asgjë nuk më habit më”, ishte fjala që Messi përdori në Instagram në lamtumirën e tij shkruar mikut të çmuar, duke shkruar gjithashtu se Nr.9 nuk meritonte të trajtohej ashtu.

Zgjedhjet dhe vota e mosbesimi
Kritikat e Messit kanë ndihmuar që vota e mosbesimit të rritet, ndërsa zgjedhjet janë caktuara për në mars. Ka pasur 20,687 nënshkrime që mbështesin mocionin për ta larguar Bartomeun nga pozicioni i tij.

Sipas mediumit COPE, disa anëtarë të bordit të klubit dyshojnë se mund të ketë mbi 5,000 nënshkrime të falsifikuara dhe një proces verifikimi do të fillojë më 29 shtator.

Bartomeu, president i Barcelonës

Rasti ‘Barcagate’
Sikur tifozët e Barcelonës të mos kishin përjetuar dështime të mëdha këtë vit, Barcagate ishte një nga ta që bëri të humb besimi në drejtuesit e klubit.

Klubi kishte punësuar një kompanie të jashtme, “i3Ventures”, për të diskredituar lojtarët e tyre, përkatësisht Leo Messi dhe Gerard Pique, në rrjetet sociale, si dhe figura të tjera të klubit që nuk ishin në një linjë me Bartomeun.

Barcelona e sezonit të kaluar

Pas këtyre, ish-nënkryetari Emili Rousaud dha dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe kërkoi një hetim për këtë rast.

Messi kishte folur për këtë rast pasi kishte pasur shumë shkrime për të dhe jetën e tij private.