Vetëm katër gra janë bartëse të listave për deputet te partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të duhet të mbahen me 11 dhjetor të këtij viti, transmeton TetovaSot.

Në njësinë zgjedhore numër tre, gra bartëse të listave për deputet kanë vetëm Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Vesna Stojmenovska dhe E Majta, Marija Xhons.

Në njësinë zgjedhore numër katër, vetëm Partia Liberale, Danica Jovanova dhe në njësinë zgjedhore numër pestë, bartës liste është Radmila Shekerinska nga koalicioni i udhëhequr prej LSDM-së.

Sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor, përfaqësimi i grave në listat e deputetëve është rritur nga 30 në 40 përqind. Në tre vendet e para duhet që të ketë nga një grua.