DOZA E TRETË VETËM PËR SHKAK TË HAXHIT

“Nuk ka asnjë pacient për vaksinim?

Jo, për momentin.

Sa ka pasur sot?

Dy.

Për cilën dozë?

Për dozën e tretë.

A ka interesim për dozën e parë?

Jo”.

Vetëm inferimere e mjek në pikën e vaksinimit për Covid 19 në poliklinikën në Çair. Interesim për vaksinim nuk ka, përveç qytetarëve që duan të shkojnë në haxh.

“Gjatë kësaj jave interesimi është mjaft i ulët. Kemi pacientë që vijnë për dozën e tretë përshkak të haxhit” – tha Vlora Azizi, infermiere.

Organizata joqeveritare Derja nisi fushatë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit kundër Covid 19.

“Qytetarët janë liruar pas heqjes së masave restriktive dhe kanë harruar se virusi ende është i pranishëm. Numri i rasteve të reja sërish ka filluar të rritet. Qytetarët duhet të kenë kujdes posaçërisht tani kur kanë filluar dasmat dhe ahengjet e ndryshme” – deklaroi Suzin Musli, QJQ Derja.

“Pikat e vaksinimit janë të hapura në Poliklinikën në Çair, Jane Sandanski, Bukuresht edhe pse numri i të interesuarve ka rënë dushkëm. I ftojmë të gjithë qytetarët të vaksinohen”.

Ndryshe, sipas Institutit për Shëndet Publik, deri më 15 maj, gjithsej 874,398 apo 47,6% e popullatës së përgjithshme janë vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës, me dy doza janë vaksinuar gjithsej 855.316 persona apo 46.6%, kurse me dozën e tretë e kanë marrë 159.008 qytetarë. /KlanMacedonia/