Më 11 dhjetor të drejtë vote do kenë 1.531.368 qytetarë të cilët janë votues të vendit ndërkohë që 230 mijë të tjerë vlerësohet se janë me punë të përkohëshme jashtë vendit, derisa informon se në këto zgjedhje në listat e votuesve do ketë edhe foto që do meren nga MPB që të mund të ulet shkalla e manipulimit.

E rëndësishme në këto zgjedhje është se e vlefshme do jetë vetëm ajo votë që do jetë e rrethuar si duhet me numrin e kandidatit që garon në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit, secila mënyrë tjetër e rrethimit të votës do të vlerësohet si e pavlefshme.