10-vjeçari nga Gostivari, duke nxehur disa plumba me një mjet ngjitës, ka lënduar gishtin tregues. I mituri është transportuar në Qendrën medicinale-Shkup, përcjell Fol.

Siç kumtoi MPB, dje rreth orës 21:00 në fshatin Zubovcë të Gostivarit, 10-vjeçari, përderisa ishte në shtëpinë e gjyshit, ka shkuar vetë në një dhomë, me mjet ngjitës ka nxehur plumbat e një arme të zjarrit në pjesën e kapsulës, ku të njëjtat kanë plasur dhe i kanë shkaktuar plagë në pjesën e dorës së majtë, gjegjësisht në gishtin tregues.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi policor në Gostivar. /Fol/