Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka bërë të ditur se Rusia është duke njohur pasaportat dhe dokumentet e tjera të identifikimit të lëshuara nga republikat rebele të vetëshpallura në Ukrainën lindore.

Përleshjet mes rebelëve pro-ruse dhe ushtrisë ukrainase u ndezën përsëri në javët e fundit, duke lënë shumë të vdekur, shkruan “BBC”.

“The Moskow Times” shkruan se presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e dënoi ashpër vendimin e Rusisë për të njohur pasaportat separatiste, por që sipas ministrit të jashtëm rus, ky ishte një vendim “humanitar”.