Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se do të nis një peticion online në të cilën do të kërkohet zgjedhje.

Sipas LVV zgjedhjet janë zgjidhje e krizës politike e vetmja rrugë për të dalë nga gjendja aktuale.

“Nuk do të lejohet shkelja e demokracisë së popullit. Qeveria u godit prej LDK-së dhe PLAN. Ngulfatja e shtetit me borde e shumë të tjera. Duan ta grabitin shtetin, vendimi i Kushtetueses ishte antikushtetues, i cili hapi rrugë për regjimi”, thotë LVV.