Sot rreth orës 8 të mëngjesit në Kërçovë është gjendur i vdekur një person i moshës 49 vjeçe.

Personi në fjalë siç mëson “Alsat” ishte nëpunës policorë në Stacionin Policorë Osllomej. Bëhet fjalë për S.A. i lindur në vitin 1970.

Viktima është me plagë në gjoks që supozohet se është shkaktuar derisa ka pastruar pushkën e gjahut.

Ekipet policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.