Aktori i serialit “O sa mirë”, Art Kurti, është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën Gjakovë – Goden, bëjnë të ditur mediat kosovare. Viktima është gjetur i vdekur me një plumb në kokë dhe dhe dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Sot rreth orës 7 e 50 të mëngjesit, Policia e Kosovës ka marrë një informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden. Patrullat tona menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekipin mjekësor kanë konfirmuar vdekjen. Bëhet fjalë për një person të moshës rreth 30 vjeçare dhe pranë tij është gjetur edhe një revole, që çon te një akt vetëvrasje, por hetimet janë fazën fillestare. Trupi i pajetë është marr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për obduksion”, bënë të ditur nga Policia.

Art Kurti ishte kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “Gjakovari” në serialin “O sa mirë”. Së fundi, Kurti, ishte edhe këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dyshohet se u vetëvra.

Policia e Kosovës njoftoi se po heton rrethanat e rastit.