Rozmarina është e njohur për shekuj me radhë si një erëz dhe bimë më veti kuruese. Ajo është një ndër bimët më të vjetra dhe më të njohura për njeriun.

Vaji i rozmarinës për lëkurë të thatë

Rozmarina është shumë efikase edhe nëse ke probleme me lëkurën e thatë apo me kruarje nga alergji të ndryshme, Vaji i rozmarinës do shwron si me magji. Vaji i saj përdoret edhe për masazhet e lëkurës, sepse lehtëson dhimbjet e muskujve.

Parandalon kancerin e lëkurës dhe të gjirit

Studimet për këtë bimë kanë treguar se rozmarina ka veti antikacerogjene dhe është efektive në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe sidomos kancerit të lëkurës.

Në një studim në minjtë laboratorikë, është konstatuar se rreziku nga kanceri i gjirit është ulur deri në shifrat 76 për qind. Antioksiduesit që përmban bima e rozmarinës mund të neutralizojnë qelizat e kancerit.

Përmirëson sistemin e frymëmarrjes

Vaji esencial i rozmarinës mund të të lehtësojë simptomat e ftohjes, alergjisë, gripit dhe infeksioneve respiratore.

Përdorimi: Vajin e rozmarinës hidhe në ujë të vluar, mbuloje kokën me peshqir dhe merr frymë thellë. Në këtë mënyrë do ta lehtësosh kollën dhe do reduktosh bllokimin e sistemit të frymëmarrjes.

Ҫaji i rozmarinës pastron organizmin nga helmet.

Rozmarina ka edhe një mënyrë tjetër shijimi. Njësoj siҫ pi çajin e malit, kur ftohesh apo je me rrufë, edhe ҫaji i rozmarinës është një qetësues shumë i mirë. Ashtu si thahet çaji i malit, shumë mirë mund të thahen edhe gjethet e degët e rozmarinës për t’i përdorur atëherë kur organizmi ka nevojë, shkruan albeu. Çaji i formuar nga gjethet e rozmarinës parandalon mbajtjen e ujit në organizëm dhe ndikon në pastrimin e tij nga lloje të ndryshme të helmeve.
Lufton stresin

Aroma e rozmarinës ul nivelin e hormoneve të stresit, adrenalinës dhe kortizolit. Rozmarina, gjithashtu, redukton nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat prodhohen në masë të madhe kur trupi është nën stres kronik. Është dëshmuar se radikalet e lira rrisin rrezikun e inflamaciot kronik dhe stimulojnë disa lloje të kancerit.