Të gjithë funksionarëve të Ministrisë kroate të Shkencës dhe Arsimit, të udhëhequr nga ministrja Bllazhenka Divjak, sot epidemiologët u urdhëruan të izolohen dhe të testohen për koronavirus, pasi ishte zbuluar se sekretarja shtetërore e Ministrisë është pozitiv ndaj virusit.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se ministrja Divjak e ka marrë këtë instruksion në konsultim me epidemiologët, si dhe me të gjithë funksionarët e Ministrisë, pasi u konfirmua se sekretarja Ivana Franshiç është pozitive.

Mediat kroate publikuan se Franshiç ka qenë në dasmë në Zarë, pas çfarë nuk është testuar, ndërsa pas kthimit në Zagreb, ka marrë pjesë në kolegjium në Ministri dhe në takime të tjera.