Para dy javësh, përmes një marrëveshje në Bruksel u vendos që Kosova të vendosë masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, përmes së cilës veturave të vendit fqinj do u mbuloheshin me stiker ngjitës simbolet.

Kjo masë po zbatohet tutje dhe tani nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës, targat e veturave serbe i sheh të mbuluara me stiker.

Mirëpo së fundmi, një veturë në qendër të Prishtinës u pa se kishe vetëm një stiker të ngjitur, ndërkohë që në pjesën e simbolit në mes nuk kishte mbulueshmëri.

A ishin stikerat fallco apo janë larguar em qëllim, nuk dihet.