Në Tetovë, nëse do ta parkoni veturën në parkim paralel pranë atij zonal, shërbimi merimangë do të mund t’ua marrë edhe pa urdhër të policisë. Kjo rregullore u miratua në Këshillin Komunal të Tetovës, si zgjidhje për veturat e parkuara në rrugën dytësore që pengojnë zhvillimin lirshëm të komunikacionit.

“Në vend parkimet e caktuara të qytetit ndodh që nuk dërgojnë mesazh apo nuk parkohen si duhet në anën dytësore, me këtë rregullore do të autorizohet që të mund ata vetura t’i largon nga ai vend parkim”, deklaroi Besar Durmushi, Kryesues i Këshillit Komunal.

Po Sektori për punë të Brendshme – Tetovë thonë se komuna ka të drejtë që të merr këtë hap edhe të në bazë të nenit 7 të ligjit për komunikacion, por fillimisht do të duhet që të merr pëlqim nga ana e komisionit për komunikacion.

“Komuna ka të drejt të vendosë bllokues dhe t’i heqë veturat të cilët janë të parkuara në vende që nuk janë për parkim dhe në këtë rast, edhe komuna Tetovës ka të drejtë të vendosë bllokues dhe të marrin masa adekuate, por e drejta ligjore në lidhje me këto shkelje i takon vetëm policisë.”- pohoi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës SPB Tetovë.

Në Tetovë ka tre makina të shërbimit karrotrec, dy janë privat dhe një e komunës së Tetovës. Një veturë e parkuar keq do të duhet të paguaj 1800 denarë nëse merret nga shërbimi merimangë.