Një video shokuese që është shfaqur të  premten tregon një viç lope të lindur me tipare të ngjashme me njerëzit.

Viçi që ka lindur në një strehë të kafshëve në Uttar Pradesh të Indisë,  ka sy, hundë dhe veshë që i ngjajnë njeriut, ndërsa që pjesa e poshtme e trupit ka tipare të një lope, raporton Daily Mail.

Megjithatë, kafsha ngordhi brenda një ore nga lindja.

Por, sapo u përhapën lajmet, banorët e fshatrave të afërta u mblodhën për të kërkuar bekimin e kafshës, duke besuar se ajo është mishërim i zotit Vishnu, një perëndie hindu.

Video tregon njerëzit që ofrojnë lule dhe përkulen para viçit të ngordhur, i cili po mbahet në një kuti qelqi që nga vdekja.

Raja Bhaia Mishra, drejtuese e strehës së lopëve, tha: “Është një mrekulli që vici ka lindur në këtë strehë. Mijëra njerëz kanë qenë këtu për ta parë. Ne do të kremtojmë për tri ditë dhe do t’i ndërtojmë një tempull kafshës. Ky mishërim i hyjnisë definitivisht ka krijuar një ndjenjë devotshmërie mes njerëzve”, përcjell Klan Kosova

Por ndryshe po thonë ekspertët e kafshëve.

Doktor Ajay Deshmukh, mjek i lartë veterinar, tha:  ”Ky është një rast i një anomalie anatomike. Nëse një gjen nuk është zhvilluar si duhet ose ka pasur një gabim ka shkaktuar deformim strukturor, ndaj ka ardhë deri te një anomali e tillë. Ka vetëm shpjegime shkencore, nuk ka supersticion këtu”.