VIDEO/ Fiton Barcelona, presion ndaj Real Madridit

Barcelona ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të La Ligas spanjolle.

Të besuarit e Luis Enriques kanë marrë fitoren e parë për vitit 2017, ndërsa golashënuesit në këtë takim ishin Luis Suarez (14’ dhe 57’), Leo Messi (52’), Arda Turan (59’) dhe Aleix Vidal (80’).

Pas kësaj fitore, Barcelona ka grumbulluar 38 pikë, dy më pak se kryesuesit e Real Madrid të cilët kanë zhvilluar dy ndeshje më pak.’

http://www.dailymotion.com/video/x58ipk6_all-goals-highlights-hd-barcelona-5-0-las-palmas-14-01-2017-hd_sport