Prijësi i Këshillit Opozitar Kim Mehmeti, në një prononcim në KTV të Kosovës, mes tjerash ka deklaruar që më mirë është të thuash çdo gjë pozitive për kasapin e Ballkanit dhe shqiptarëve, Sllobodan Millosheviçin se sa për fenë Islame.

“…Më duket se ma lehtë të lejoj të thuash çka do qoftë edhe pozitive për Millosheviçin, se sa të thuash çka do qoftë për Islamin, se menjëherë del dëshmia se ti je Aziatik…”, ka deklaruar mes tjerash Mehmeti i cili së fundmi drejton Këshillin Opozitar dhe tenton të bind shqiptarët për ta mbështetur opsionin e tij.

Diktatori serb Sllobodan Millosheviç vdiq gjersa ishte në paraburgim në Hagë ku u akuzua për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë dhe Kroaci, si dhe për gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë