Një moment jo i rëndomtë, ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, derisa udhëhiqte me seancën, hodhi dyshime se dikush nga deputetër dëshironte t’i hidhte ujë.

Në fillim Xhaferi mendoi se këtë e tha deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, por ky i fundit pasi e mohoi të ketë përmendur diçka të tillë, Xhaferi i kërkoi falje.

Megjithatë, Xhaferi është i bindur se dikush dëshiroi t’i hidhte ujë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1365325327157899/