Aktivisti  i Aleancës për Shqiptare, Liridon Ramadani  në një intervistë ekskluzive për Indeks.tv ka folur rreth  gjendjes në të cilën ndodhet  Aleanca për Shqiptarët pas zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, ASH –ja pas zgjedhjeve lokale është në gjendje shumë të rëndë edhe atë për disa arsye.

Arsye e parë është se në zgjedhjet lokale morëm  goditje të rëndë,  dhe kjo ishte një debakël për ne.

Arsye e dytë, ishte tentativa e shpejtuar për ta rrëzuar pushtetin, pavaresisht se unë nuk jam kunndër rrëzimit të pushtetit, por duke patur parasyush rrethanat rrezultati dihej paraprakisht dhe kjo ishtë goditja e rradhës për aktivistin e Aleancës.

Nërkaq goditja e tretë është si pasojë e shpalljes së datës së Kongresit, pa ide, pa koncept dhe pa figura të reja, të ciat do të ishin shtysë për motivim të aktivistit të Aleancës.

Ndërkaq në pyetjen rreth kandidatëve të mundshëm për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, sipas aktivistit Ramadani, kryetari Ziadin Sela, nuk duhet të  riukandidojë e as të jetë kryetar i Aleancës edhe atë për tri arsye:

Arsye e parë është arsye  parimore , sepse  Aleanca është formuar mbi bazën e parimit që kryetari nuk duhet të  jetë pronar i partisë , e as  partia nuk është pronë private  e kryetarit.Pra kryetari duhet të jep përgjegjësi, dhe në rastin konkret ky parim mendoj se është duke u thy nga ana e kryetarit

Arsye e dytë është është për shkaqe organizative. Reagimi opozitar ka qenë I keq apo më mirë të thuhet jo I duhur, Revolta popullore nuk është kanalizuar, dhe as që është kapitalizuar në rrëzimin e qeverisë, përmes protestave por është amortizue përmes disa presskonferencave të cilat  harroheshin Brenda tre ditëve.

Arsye e tretë është arsye strategjike. Pra, Me Ziadin Selën në krye të Aleancës ne do të jemi në defanzivë. E gjith energjia , mundi do Na shkonte se Sela nuk është si Menduh Thaçi, dhe Aleanca nuk është si PDSH-ja. Ndërkaq me Taravarin në krye do të mundnim të krijonim një naracion të ri dhe me këtë naracion, sigiriushtim BDI-në.

ASH-ja për tu rikthyer fuqishëm ,e ka  formulën në Gostivar, me Taravarin në krye edhe atë jo vetëm me Taravarin po me ekipin që  ai ka krijuar dhe kljo është formula e vetme për ta sfiduar dhe për ta mundur BDI-në. /fol.mk