Ditë më parë profesori nga Vushtrria u bë viral me videot e tij në Tik Tok duke kërcyer.
Pas asaj ai u kritikua shumë, madje edhe deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, e kritikoi atë duke kërkuar të merren masa ndaj tij

Gjatë ditës së djeshme, derisa profesori nga Vushtrria mori pjesë në një intervistë ku shpërtheu në lot pas bullizmit që ka përjetuar.
E që nga dita e djeshme ai ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme, ku të gjithë po zhvillojnë nga një kërcim duke u solidarizuar me të.

Sot ai ka qenë i ftuar në ATV, e ai sërish ka zgjedhur që me valle e duke kërcyer të futet në studio.
Ndryshe, ai u shpreh se nuk dëshiron që ta hedh poshtë bashkëvendasen e tij, Fjolla Ujkanin./