VMRO DPMNE-ja opozitare vlerëson se video materiali i publikuar në Itali lidhur me rastin “Reket” është dëshmia më e mirë se kryeprokurorja e PSP-së Janeva ka qenë ekzekutuese e reketit milionësh. VMRO-ja kërkon përgjegjësi për autorët e rastit por edhe nga prokurorja publike Villma Ruskoska.

Pas videos së sotme, është e qartë pse hetimi ka mbetur në vend, ndërsa Ruskosa bashkë me Katicën janë në pushim. Është e pamundur që i gjithë opinioni të flasë dhe të dijë për reketin, vetëm Villma Ruskoska të mos e dijë se çfarë ka ndodhur. Është e pamundur që i gjithë opinioni të flasë për rolin e Katica anevës, Kikin, Frikin, Shekin dhe të tjerët, ndërsa Villma Ruskoska të mos ketë dëgjuar asgjë- deklaroi Igor Janushev, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM kërkojnë që organet e gjyqësorit ti shpejtojnë hetimet për këtë rast. Kostadin Kostadinov tha se publikimi i videos është pjesë e një skenari të përgatitur më parë.

Hristijan Mickoski, dubluesi i Gruevskit dhe familjes, i cili me javë po tenton të inkriminojë njerëz të LSDM-së, shumë qartë dhe zëshëm po e pyesim: Ky target i gabuar i opozitës, a është tentim për fshehur gjurmët e veta? Me cilët nga personat që shihen në incizim, ai vetë ka biseduar? Kur kanë ndodhur këto biseda? Për çfarë pazaresh ka biseduar me ata njerëz? A ka pranuar, dhe çka a pranuar në dorë? Kush i ka liferuar incizimet në mediat italiane?- tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjerimin e hetimit dhe përsërisin kërkesën për prokuror nga BE-së. Nga lëvizja Besa thonë se pamjet janë alarm urgjent që Prokuroria Publike, të veprojë sa më parë.

Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë para-hetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat. Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të ‘reketit’ kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë- thanë nga Aleanca për Shqiptarët.

Për Lëvizjes BESA, prolongimi i hetimit për raste si “zhvatja” janë dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë atyre që në forme të drejtpërdrejtë apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorisë Speciale, institucion ky i cili duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës- pohuan nga Lëvizja BESA.

Nga lëvizja Besa thonë gjithashtu se ky rast tregon edhe një herë se në vend nevojitet veting në organet gjyqësore./Alsat/