Romanca muzikore “La la Land” ka triumfuar në çmimet Golden Globe 2017, duke shndërruar në statuja të gjitha nominimet dhe duke rikonfirmuar statusin e dhënë nga kritika si një nga 10 filmat më të mirë të vitit.

Filmi ‘La la Land’ është shpallur më e mira në gjininë e saj përkundrejt filmave të tjerë si “20th Century Women” “Deadpool” “Florence Foster Jenkins” dhe “Sing Street”.

Ky film ka thyer çdo rekord, është filmi që ka fituar më shumë çmime në historinë e Golden Globe, duke konfirmuar pasionin e vërtetë të gazetarëve të Hollywood Foreign Press Association për muzikalët, që nga edicioni i parë i 1952, kur fitoi “Një amerikan në Paris” i Vincente Minnelli.

Dy protagonistët kryesorë të filmit janë shpallur gjithashtu aktori dhe aktorja më e mirë në gjininë e komedisë dhe muzikalit.

Por ceremonia ishte dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të një fjalimi nga aktorja e njohur, Meryl Streep, e cila mori çmimin e karrierës.

Streep kritikoi presidentin e zgjedhur në SHBA, Donald Trump, duke thënë se ai ka talluar një gazetar me aftësi të kufizuara në vitin 2015.

“Mungesa e respektit sjell mungesë respekti, dhuna nxit dhunën. Kur të fuqishmit e përdorin pozicionin për të poshtëruar, të gjithë ne tjerët humbasim”, tha ajo.

Kurse Trump u përgjigj duke thënë: “Meryl Streep, një nga aktoret më të mbivlerësuara kot në Hollivud, nuk më njeh mua, por më sulmoi mbrëmë. Ajo është një parazite e Hillary, që humbi thellë. Për të 100-ën herë po e them, nuk e kam tallur kurrë një reporter me aftësi të kufizuara”.

Megjithatë videoja që po thyen rrjetin është reagimi i aktorëve Mel Gibson dhe Vince Vaughn gjatë fjalimit të Streep.

Të dy njihen si aktorë konservatorë.