Gjatë mbrëmjes së djeshme është vjedhur shtëpia e 45-vjeçarit V.N nga Shkupi. Sipas informacioneve, vjedhësit kanë arritur të marrin stoli të ndryshme arri dhe 50 mijë denarë.
Vjedhësit në shtëpi janë futur nga tarraca ndërsa gjatë lëshimit të shtëpisë janë takuar edhe me pronarin, i cili në ndërkohë është kthyer në shtëpi.
V.N ka tentuar t’i ndalojë por, dy personat kanë arritur të ikin. Vlera e përgjithshme e vjedhjes është diku 270 mijë denarë