Vidhet arka me para në xhaminë “Ebu Beker”

Një xhami në Shkodër është grabitur, ku për pasojë grabitësit kanë marrë arkën e parave të xhamisë.

Policia në Shqipëri ka njoftuar se bëhet fjalë për xhaminë “Ebu Beker”.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia pritet të marrë edhe pamjet filmike të kamerave të biznesit pranë xhamisë.

Ndërkohë, nuk  ende mbetet e paqartë shuma e parave e vjedhur në xhami.