Bashkëshortja e reperit, Vig Poppa, Ena feston sot (e shtunë) ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët e ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.

Por një nga urimet më të përzemërta, ajo e ka pranuar nga bashkëshorti i saj, reperi i njohur i skenës Vig Poppa, emri i vërtetë i të cilit është Vigan Bardhi.

Ai publikoi disa fotografi të çiftit dhe një të bashkëshortes së tij në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës e uronte me fjalët më të përzemërta më të dashurën e tij.

“Ai që ka gjetur grua, ka gjetur bekimin e jetës, unë e kam gjetur gruan time.. Urime ditëlindjen zemra jeme, të dua”, kanë qenë fjalët e reperit.

Çifti janë prindër të një djali të quajtur Domi dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Prishtinë.