Vigan Maksuti, përveç zërit të bukur me të cilin interpreton këngë patriotike, njihet edhe për shpirtin e tij human. Ai ka fituar çmim në një festival vitin e kaluar dhe shpërblim prej 30 mijë denarëve, mirëpo këtë shumë e ka dhuruar për një familje në Lagjen e Trimave që ka pësuar nga konflikti i 9 majit të vitit 2015, shkruan Gazeta Lajm.

Vigani do të ketë paraqitje edhe në manifestimin që do të mbahet nesër në fshatin Sellcë, në përkujtim të luftës së vitit 2001.

”KALUAN VITE POR KJO DIT 14 MARS DO TE NGEL NE HISTORI TEK POPULLI SHQIPTARE TI PORKUJTOJM ME TE SHTREJNTIT QE FLIJUAN JETEN E TYRE PER LIRI QE NE SOT E SHIJOJM AQ SA ESHTE ZDO HAMENDJE QE AMANETI I TYRE NJE DIT DO TE SHKOJ NE VEND ERDHI KOHA QE EDHE UN TE JEM PJES E KETI MANIFESTIMI UROJ TE GJITH SHQIPTARET NE KETE DAT TE BEHEN BASHK KY ISHTE AMANETI I XHAXHVE TE MI UN VIGAN MAKSUTI EDHE NJEHER PO JU BEJE THIRJE TI LEME PERCARJET TE BEHEMI BASHK SE JEMI ME TE FORT ME RESPEKT VIGAN MAKSUTI”, ka shkruar Vigani në facebook, duke paralajmëruar manifestimin e nesërm.