Diku nëpër lugina nesër moti do të jetë me mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë dukshëm i vranët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut më intensiv në pjesët jugore. Do të fryjë erë e dobët me erë mesatare juglindore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej minus një deri në pesë gradë, ndërsa ajo maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11 gradë.

Nga drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), paralajmërojnë se në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të konsiderueshme, në disa vende me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforocuar nga drejtimi juglindor, veçanërisht i theksuar ditën e diel.

Temperatura do të jetë në rritje, veçanërisht gjatë fundjavës, kur do të ketë edhe periudha të diellit.

Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë gjatë natës drejt të hënës dhe të hënën paradite.